Obama u përgjigjet pyetjeve nga FB

21/04/2011 03:50

Presidenti amerikan, Barak Obama ka zgjedhur FB për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave të tij.

Pyetjet lidheshin me ekonominë, punësimin dhe tregun e pasurive të patundëshme në SHBA. Nisur nga këto tematike, shumë nxituan ta quajnë këtë “intervistë” të Obamës si një nisje të fushatës së tij për rizgjedhjen në krye të Shteteve të Bashkuara edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet e 2012.

Praktika e zbatuar nga FB pritet të aplikohet fuqimisht gjatë fushatës elektorale të vitit të ardhshëm, e parë kjo nga stafi i Obamës si një mënyrë pa shumë kosto e lodhje për të qenë pranë amerikanëve.

Top Channel