Libia paralajmëron Perëndimin

21/04/2011 17:20

Televizioni shtetëror në Libi ka paralajmëruar sot Italinë, Britaninë e Madhe dhe Francën për dërgimin e këshilltarëve ushtarakë për rebelët.

“Këto vende duhet të kenë kujdes nga pasojat e një vendimi të tillë”, ka cituar televizioni një komunikatë të Ministrisë së Jashtme në Tripoli.

Vetëm pak momente pas këtij njoftimi, një lider fetar mysliman i ka përkufizuar si “shtete kryqëzore” tre vendet perëndimore.

Ndërkohë, sulmet ajrore të kryera sot nga NATO në rajonin e Gharjanit, 90 km në jug të Tripolit, kanë shkaktuar të vdekur e të plagosur.

“Qyteti i Gharjanit është bërë sot objekt i bombardimeve të agresorit kolonialist”, transmeton agjencia libiane e lajmeve “Jana”.

Sipas të njëjtës agjenci, që citon burime ushtarake, sulmet e sotme kanë shkatërruar banesa dhe kanë terrorizuar gra e fëmijë.

Top Channel