Libi, rebelët pushtojnë kufirin me Tunizinë

21/04/2011 11:10

Rebelët libianë këtë mëngjes kanë marrë kontrollin e kalimin kufitar me
Tunizinë në Wazzan, një prej kryesorëve mes Libisë dhe vendit fqinj.

Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë në vendngjarje.

Ndërkohë shkon në 11 numri i civilëve të vrarë pas një sulmi të NATO-së në jug të Tripolit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia zyrtare e lajmeve “Jana”, duke shpjeguar se shtatë persona, mes së cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në një bombardim në Khellat Al-Ferjan, një periferi në jugperëndim të kryeqytetit.

Avionët e koalicionit kanë goditur edhe Bir Al-Ghanam, 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Top Channel