Japoni, lëkundje e dhunshme tërmeti

21/04/2011 16:20

Një lëkundje e dhunshme tërmeti është ndjerë në Tokio, bëjnë të ditur mediat lokale.

Lëkundja sizmike ishte 6 ballë dhe epiqendra e saj ishte në Ciba, në veri-lindje të Tokios, saktëson Agjencia meteorologjike japoneze.

Sipas këtij burimi, tërmeti është ndjerë rreth orës 22:37 me orën lokale dhe në kryeqytetin japonez janë tronditur xhamat e banesave.

Shteti më i zhvilluar aziatik po vuan ende pasojat e tërmetit të 11 marsit, që u shoqërua me një tsunam të fuqishëm, që dyshohet se ka shkaktuar 14 mijë viktima.

Top Channel