Egjipt, fshihet emri i Mubarak

21/04/2011 17:40

Një gjykatë në Egjipt ka vendosur që emrat e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe bashkëshortes së tij të hiqen nga të gjitha vendet publike.

Qindra sheshe publike, rrugë, biblioteka dhe shkolla në të gjithë Egjiptin mbajnë emrat e ish-ciftit presidencial.

Pushteti 29-vjecar i Mubarak mori fund me dorëheqjen e tij në muajin shkurt, pas shumë javësh protestash popullore kundër qeverisë.

82-vjecari ndodhet aktualisht nën arrest, në një spital në resortin turistik Sharm el Sheikh, në Detin e Kuq.

Ai do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion dhe për akuzat për përdorim force ndaj qytetarëve gjatë protestave.

Agjencia shtetërore e informacionit në Egjipt, “Mena”, raportoi sot se shëndeti i ish-presidentit është i paqëndrueshëm.

Top Channel