Batica e Zezë, 1 miliard dollarë nga “BP”

21/04/2011 19:15

Kompania “British Petroleum” është angazhuar për të derdhur një miliard dollarë për të subvencionuar projektet për pastrimin e Gjirit të Meksikës nga dëmet e shkaktuara nga batica e zezë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot sekretari amerikan i Drejtësisë, i cili ka nënvizuar se marrëveshja nuk do të ketë asnjë lidhje me llogarinë përfundimtare që kompania duhet të shlyejë.

Por do të ketë avantazhin për përshpejtimin e punimeve të pastrimit të brigjeve të ndotura nga nafta që u derdh pas shpërthimit në platformën e naftës vitin e kaluar.

Top Channel