Vrasje ‘live’ në internet

20/04/2011 14:45

Ndërsa vrasesi i merrte jeten, pjesa e skenës së tmerrshme doli ‘live’ në
internet. Ngjarja ka ndodhur ne Toronto, Kanada. Nje studente kineze
eshte vrare ne dhomen e kolegjit ku studionte, teksa chatt-onte me nje
shokun e saj ne Kine.

Nderkohe qe vajza komunikonte, nje njeri qe mendohet se e perndiqte prej kohesh, ka hyre ne dhomen e saj dhe e ka goditur per vdekje. Disa nga skenat e tmerrit i ka pare nepermjet videochatt-it miku i saj ne Kine, i cili ka i ka telefonuar menjehere Policise se Torontos. Sipas deshmise se djalit ne Kine, vrasesi eshte nje djale i bardhe, i gjate me shume 1.80. Pasi ka trokitur ne dere, vrasesi ka sulmuar studenten.

Per disa caste ata jane zhdukur nga hapesira qe lejonte filmimin. Me pas vrasesi ka dale serish ne kuader dhe ka fikur kompjuterin. Pas telefonates se deshmitarit qe ndodhej ne Pekin, Policia ka gjetur trupin e pajete te vajzes gjysme te zhveshur, por pa shenja te dukshme dhune. Edhe testimet toksike kane rezultuar negative. Kompjuteri i saj eshte zhdukur.

Sipas hipotezave te para, vajza nga Kina mund te jete viktime e nje njeriu qe e perndiqte, pasi ajo e kishte refuzuar. Policia ka marre ne pyetje nje person, por ai eshte nje nder shume te dyshuarve.

Top Channel