Siri, rindizen protestat

20/04/2011 01:40

Në Siri u rindizen protestat kundër presidentit Bashar Al Asad, ndërsa qeveria i konsideron ato si të nxitura nga radikalizmi musliman.

Më herët pamjet filmike nga qyteti i Homsit, qyteti i tretë më i madh në vend, treguan se si forcat e sigurisë hapën zjarr kundër protestuesve. Pas kësaj nisën protesta edhe në qytetin veri-perëndimorë të Banias.

Në përpjekje për të zbutur zemërimin e protestuesve, qeveria vendosi nga ana tjetër të heqë gjendjen e jashtezakonshme që është në fuqi prej 48 vitesh në këtë vend.

Gjykata e Sigurisë së Shtetit, e cila merrej me gjykimin e të burgosurve politikë u mbyll dhe është miratuar një ligj i ri që lejon protestat paqësore.

Top Channel