Siri, arrestohet disidenti

20/04/2011 03:30

Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme në Siri duket se është bërë vetëm në letër, pasi në terren forcat e sigurisë vazhdojnë përndjekjet ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Bashar al Asad.

Sipas disa aktivistëve për të drejtat e njeriut, në qytetin e Homsit, epiqendra e rebelimit të fundit anti-Asad, forcat e sigurisë arrestuan disidentin Mahmud Isa.

Pas këtij arrestimi, forcat opozitare në vend thanë se ky është një shembull që tregon se raprezaljet kundër protestuesve nga ana e qeverisë do të vazhdojnë.

Top Channel