Shmanget tragjedia me avionin e Mishel Obamës

20/04/2011 02:50

Një gabim i kullës së kontrolli për pak desh shkaktoi tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një avion i vogël i Shtëpisë së Bardhë, në bordin e të cilit ndodhej edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkura, Mishel Obama, desh u përplas me një avion transporti ushtarak në bazën Air Forcë në Marilend.

Në momentin e uljes së avionit Boeing 737 të zonjës Obama, avioni kargo ndodhej ende në pistë. Një manovrim në castet e fundit i pilotit të avionit të Mishel ka shmangur përplasjen duke u ringjitur sërish në lartësi.

Pas pak minutash avioni i Zonjës së Parë u ul me sukses, por rreziku i një aksidenti tragjik, sic njofton Washington Post, ishte tepër i lartë.

Zonja Obama po kthehej nga një seri takimesh zyrtare e televizive më Xho Bajden në Nju Jork.

Top Channel