SHBA, Teksasi shkatërrohet nga flakët

20/04/2011 16:50

Avionë kundra zjarrit në shtetin amerikan të Teksasit po luftojnë për të penguar zgjerimin e flakëve që kanë djegur mbi 1 milion akër një natë më parë.

Një zyrtar ka deklaruar për CNN se zjarret po kalonin “kufi më kufi” duke djegur gjithcka dhe duke mbuluar mbi 100 mijë akër të tjerë.

Thatësira afatgjatë, temperaturat e larta dhe erërat kanë krijuar kushtet ideale për rënien dhe përhapjen e zjarreve, kanë vlerësuar autoritetet.

Qytete të ndryshme janë evakuar dhe flakët tani janë pranë Fort Uërth, një nga qytetet më të mëdha të shtetit të Teksasit.

Shërbimet e sigurisë së pyjeve në Teksas kanë njoftuar se gjatë ditës së martë i janë përgjigjur 11 thirrjeve për rënie zjarri.

Rreth 200 shtëpi raportohet se janë shkatërruar, ndërkohë që avionët vazhdojnë duke hedhur ujë mbi zjarrin që ka përfshirë zona të tëra.

Top Channel