Përshkallëzohet dhuna në Nigeri

20/04/2011 02:10

Përshkallëzohet dhuna në veri të Nigerisë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit që rishpalli fitues presidentin Goodluck Jonathan.

Kryqi i Kuq vendas njofton për viktima, por pa qenë në gjendje të japë një numër të saktë të tyre. Raportohen gjithashtu se mbi 17 mijë civilë kanë lënë banesat e tyre në disa qytete veriore.

Protestuesit në këto zona të Nigerisë, të banura nga muslimanë, kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe thonë se procesi u manipulua.

Ndërkohë, presidenti Goodluck Jonathan bëri sërish thirrje për qetësi. Ai pezulloi nga detyra Ministrin e Brendshëm me arsyen se mënyrat e tij të drejtimit të këtij dikasteri nuk ishin në interesat e Nigerisë në këto momente. Drejtimin e kësaj ministria, presidenti Jonathan do ta kryejë vetë deri në normalizimin e gjendjes.

Top Channel