Nigeri, eksod masiv për shkak të dhunës

20/04/2011 17:35

Dhjetëra mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në Nigeri për shkak të dhunës post-elektorale që ka përfshirë vendin.

Lajmin e bën të ditur Kryqi i Kuq. Trazirat nisën fillimisht në veri, pasi Goodluck Jonathan, nga jugu i vendit, doli fitues në zgjedhjet presidenciale.

Një aktivist për të drejtat e njeriut ka deklaruar se trazirat e dhunshme kanë lënë mbi 200 të vdekur, ndërkohë që janë kryer qindra arrestime.

Nigeria është e ndarë aq shumë nga rivaliteti mes myslimanëve të veriut dhe krishterëve të jugut, saqë presidenca ka lëvizur kryesisht mes personave që kanë dalë nga këto dy komunitete.

Umar Marigar nga Kryqi i Kuq ka deklaruar për BBC se numri i personave të zhvendosur është trefishuar në ditet e fundit, nga 16 mijë në 48 mijë, kryesisht nga veriu.

Top Channel