Libia, Obama premton ndihma, Sarkozy sulme

20/04/2011 18:20

Administrata Obama ka informuar Kongresin amerikan se ka ndërmend t’u dërgojë rebelëve në Libi ndihma ushtarake me një vlerë prej 25 milionë dollarësh.

Në mesazhin drejtuar Kongresit, Obama nënvizon urgjencën për të dhënë asistencë ushtarake jo vdekjeprurëse në mbështetje të përpjekjeve për të mbrojtur civilët.

Ndërkohë, presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili është takuar sot me liderin e Këshillit Tranzitor të Libisë, Mustafa Abdel Jalil, ka premtuar rritjen e sulmeve ajrore.

“Franca do të intensifikojë sulmet ajrore kundër regjimit të kolonelit Muammar Gaddafi”, ka siguruar shefi i pallatit Elize liderin libian.

Më herët edhe Italia e Anglia kanë shprehur angazhimin e tyre për të dërguar në Libi grupe ushtarakësh për të trajnuar rebelët.

Top Channel