Libi, vritet nga të shtënat një gazetar

20/04/2011 21:45

Një gazetar, emri i të cilit për momentin nuk dihet, është vrarë sot nga të shtënat e mortajave në qytetin Misrata të Libisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave nga të njëjtat të shtëna tre gazetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve, të katër reporterët, njëri prej të cilëve amerikan, janë goditur në arterien kryesore rrugore të qytetit perëndimor.

Burimet saktësojnë më tej se gazetari amerikan, i plagosur rëndë, quhet Chris Hondros, është 41 vjec dhe punon për agjencinë fotografike “Getty”.

Top Channel