Japoni, 14 mijë viktima

20/04/2011 09:40

Ka shkuar në 14 mijë numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami që goditën Japoninë në 11 marsin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës viktimat janë 14 mijë e 13 persona, ndërsa të zhdukurit janë 13 mijë e 804.

Gjithashtu bëhet e ditur se 90% e atyre që kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore, janë mbytur. Perpos ndarjes nga jeta te mijera personave, termeti dhe tsunami kane shkaktuar deme edhe ne ekonomine e Japonise. Sistemi prodhues ne muajin mars ka patur suficitin ne renie prej 78.9% te bazes vjetore. Sipas Ministrise se Financave te vendit, eksporti ka shenuar te dhenen e pare negative qe prej 16 muajsh, me nje renie prej 2.2%.

Termeti goditi Japonine me 11 mars. Me epiqender ne det, ne prefekturen e Myijagit, rreth 373 km nga Tokio, termeti beri qe toka te lekundej per rreth pese minuta. Lekundjet shkaktuan tsunamin, i cili pati dallge qe arriten ne lartesine prej 10 metrash. Termeti i 11 marsit rezulton te jete me i rendi ne Japoni dhe i katerti me i fuqishem i regjistruar ndonjehere.

Top Channel