Cmimi i arit kap rekordin

20/04/2011 17:10

Cmimi i arit është rritur mbi 1.500 dollarë për ons, për herë të parë pasi shqetësimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale cuan në “parajsë” vlerën e metalit të cmuar.

Në tregun e Hong Kongut, ari kapi rekordin e 1.500,70 dollarë për ons, vlerë që sipas tregtarëve vjen si pasojë e rishikimit të ekonomisë së SHBA nga organizata Standard & Poors.

Ndërkohë, edhe argjendi preku nivelin më të lartë pas 31 vjetësh prej 44.34 dollarë për ons.

“Me pak fjalë, është sensacionale. Cdo gjë ka ndikuar, rritja e borxhit, dollari i dobët dhe inflacioni”, ka deklaruar një analist.

Por analistët kanë qenë të ndarë mbi mendimin nëse cmimi mund të rritet më tej dhe po presin të shohin nëse tregtia në Evropë dhe SHBA do të vazhdojë me të njëjtin vrull që është konstatuar në Azi.

Top Channel