Pogradec, shpërthim tritoli në një banesë

17/04/2011 08:50

Një shpërthim i fortë tritoli dëmtoi banesën e drejtoreshës së Tatim-taksave të Bashksië së Pogradecit, Rajmonda Syzo.

Persona të paidentifikuar ende nga policia vendosën një sasi tritoli në hyrje të pallatit, në katin e parë të së cilës jeton familja Syzo.

Nga shpërthimi që ndodhi në orët e vona të natës të së shtunës, fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz. Shpërthimi i fortë ka shkatërruar dyer dhe xhama në katër katet e pallatit.

Dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa banorët i përfshiu paniku. Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje tha se po punon në disa pista si shkak për shpërthmin.

Pista kryesore mbetet ajo për shkak të detyrës që kryen drejtoresha e Tatim-taksave, por edhe bashkëshorti i saj që është punonjës i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit.

Top Channel