Turqia është duke punuar për të lejuar hapjen e një përfaqësie të talebanëve në Stamboll, deklaroi një ndihmës i afërt i Kryeministrit, Tayyip Erdogan.
”Një mundësi e tillë është duke u negociuar”, deklaroi këshilltari Ibrahim Kalin, në të përditshmen “Hurriyet”.
Një mundësi e tillë pritet të ndeshë me një reagim të ashpër ndërkombëtar, pasi talebanët konsiderohen nga pothuajse çdo shtet në botë si një terroristë.
Turqia, e cila ka zhvilluar edhe më parë bisedime me talebanët për të krijuar një marrëdhënie besimi të ndërsjelltë me Pakistanin e Afganistanin, është shprehur më parë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me talebanët do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.
Një zyrtar i lartë pakistanez, i cili shoqëroi presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari në Ankara ditën e enjte, deklaroi për “Reuters” se Islamabadi do t’a mbështeste fuqimisht një plan të tillë.
Top Channel