Kashar, PD distancohet nga konfliktet

13/04/2011 20:30

Besnik Fuçia, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të komunës së Kasharit, ka reaguar rreth përplasjeve të ditëve të fundit mes PS dhe PD, lidhur me vendosjen e flamujve në një ambjent të kësaj komune.

Duke shprehur keqardhje dhe  distancimin nga ngjarjet e këtyre ditëve, zoti Fuçia përmes një deklarate për mediat thekson se përplasje të tilla janë të panevojshme.

Ai ka bërë thirrje për qetësi, pasi kjo është vetëm një garë elektorale për alternativa politike dhe jo një betejë mes grupeve të ndryshme.

Top Channel