Tiranë, nis punimet konferenca gjyqësore

08/04/2011 11:10

Në Tiranë ka nisur punimet Konferenca gjyqësore kombëtare, në të cilën do të zgjidhen dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

11 gjyqtarë konkurrojnë për dy vendet të lëna vakante nga ish-anëtarët e KLD-së, Artan Gjermeni dhe Hysni Demiraj.

Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj ka vlerësuar punën e deritanishme të KLD-së dhe ka kërkuar vazhdimin e reformave.

“Falenderojmë dy anëtarët që përfunduan mandatin. Pas reformave ka ardhur koha të identifikojmë sfidat e mëtejshme. Gjyqtarët që shkelin ligjet duhet të largohen”, ka deklaruar Becaj, duke shtuar se veprimtaria e KLD-së duhet të jetë transparente.

Top Channel