Rama uron romët

08/04/2011 17:10

Është përshtatur me shijet rome, në Ditën Botërore të Romëve, kryetari i Bashkisë, Edi Rama e madje i uroi ata në gjuhën e tyre.

“Gëzuar këtë ditë dhe së bashku pa asnjë dyshim do t’i bëjmë për këta fëmijë të gjitha gjërat që duhen që nesër ata të jenë shumë më mirë se ç’janë sot prindërit e tyre që kanë kaq shumë probleme dhe vështirësi të cilëve ne u jemi pranë. Bashkia jonë është bërë një shtëpi edhe për të gjithë ju, për të gjithë komunitetin tuaj”, tha Rama.

“Unë desha të falenderoj kryetarin e bashkisë, Edi Ramën që na jep kaq mbështetje neve”, tha një vogëlushe rome.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe nën thirrjen: “Të gjithë një shoqëri”, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me OJQ-të kanë përçuar mesazhin për më shumë vëmendje, akses në edukim, shëndetësi, shërbime sociale e shanse të barabarta për këtë komunitet.

Me këtë rast është organizuar një program artistik me këngë valle tradicionale rome, por dhe punime të tyre duke shfaqur aftësitë tyre të arritura nëpërmjet programeve të edukimit që kanë ndjekur në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës.

Top Channel