KQZ, rikthehen anëtarët e opozitës

08/04/2011 17:20

Rikthehen në mbledhjet e KQZ-së tre anëtarët e opozitës. Nënkryetarja e këtij institucioni Dëshira Subashi dhe anëtarët Artan Laze dhe Pandeli Varfi nuk merrnin pjesë në mbledhjet e KQZ-së prej tre muajsh.

Opozita kthehet në KQZ me nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 8 majit.

Ndërkohë KQZ diskuton sot për përcaktimin e vendeve të numërimit të votave në qarkun e Elbasanit.

Top Channel