Kina, “thellësisht e shqetësuar” për Japoninë

08/04/2011 16:00

Autoritetet kineze bënë të ditur sot se ndihen të shqetësuara nga derdhja e ujit radioaktiv në det dhe nga lufta e gjatë e Japonisë për të shmangur një shpërthim bërthamor në Fukushima, në gjendje që të krijojë ndërlikime botërore.

Ministri i Jashtëm Kinez bëri të ditur se Pekini po “monitoron” nga pranë situatën dhe veprimet e autoriteteve japoneze, ndërsa i kërkoi Tokios zyrtare që të japë informacione të sakta për krizën e filluar në datën 11 mars, kur një tërmet i magnitutës 9.0 të shkallës riechter u pasua nga një tsunami më dallgë deri në dhjetë metra.

Komentete mbërritën pasi më parë gjatë javës, Kina pati bllokuar dhjetë anije, avionë apo kontinerë që mbërrinin nga Japonia me nivele më të larta radioaktiviteti se sa norma e lejuar.

Ndërsa Japonia përpiqet të rifitiojë kontrollin mbi gjashtë reaktorët që rrezikojnë të prodhojnë një katastrofë si ajo e Çernobilit, ekonomia japoneze do të përballet edhe me vështirësi të shumta për t’u rimëkëmbur, pasi ajo ishte pranë krizës që përpara se të ndodhet tërmeti.

Ministrat e Financës së G20-s do të bisedojnë javën e ardhshme me Tokio mbi mënyrën se si mund të rivitalizohet ekonomia japoneze, kolapsi i së cilës mund të shkaktojë ndërlikime serioze në të gjithë planetin.

Ndërkohë, një ditë më parë, një tërmet i ri i magnituës 7,1 të shkallës riecher shkaktoi tre viktima dhe 141 të plagosur të rinj. Tërmeti i 11 marsit ka shkaktuar 28 mijë të vdekur ose të humbur dhe 300 miliardë dollarë dëme.

Top Channel