Japoni, 3 të vdekur nga tërmeti i ri

08/04/2011 10:05

Tre persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm që tronditi dje veri-lindjen e Japonisë.

Ndërtesa të shumta u shkatërruan dhe energjia elektrike u shkëput për 3.6 milionë shtëpi.

Tërmeti i djeshëm ishte më i fuqishmi që pas lëkundjes me magnitudë 9 ballë, që shkaktoi edhe një tsunami të fuqishëm më 11 mars.

Në centralin atomik të Fukushimës, punëtorët u tërhoqën përkohësisht në një strehim anti-tërmet. Ndërsa operatori i centralit deklaroi më vonë se nuk kishte pasur probleme të reja dhe as përkeqësim të atyre të vjetra.

Tërmeti i fundit u ndje pak para mesnatës, me një thellësi prej 49 kilometrash dhe pranë epiqendrës së tërmetit të 11 marsit.

Fillimisht u raportua për një fuqi prej 7.4 ballësh, por më vonë ajo u reduktua në 7.1, ndërkohë që një alarm për tsunami u tërhoq pas 90 minutash.

Top Channel