Dritan Caka zgjidhet anëtar i KLD-së

08/04/2011 14:35

Konferenca gjyqësore ka zgjedhur gjyqtarin Dritan Caka si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas informacioneve të fundit, Caka ma marë 165 vota nga 288 persona që votuan gjatë konferencës.

Ndërkohë, për anëtarin e dytë do të bëhet një tjetër votim, pasi dy kandidatët Valbon Cekrezi dhe Hysen Saliko në raundin e parë dolën në balotazh.

Zgjedhjet bëhen për të plotësuar dy vendet të lëna vakante nga ish-anëtarët e KLD-së, Artan Gjermeni dhe Hysni Demiraj.

Top Channel