Libi, rebelët ndalin prodhimin e naftës

07/04/2011 01:45

Prodhimi i naftës në zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje të Libisë është ndalur.

Lajmi njoftohet nga vetë rebelët të cilët saktësojnë se prodhimi është ndërprerë pas një sulmi të forcave besnike të Gedafit.

“Puset në Misla e Uaha u goditën nga artileria e rëndë ditën e martë dhe të mërkurë”, tha zëdhënësi i Komitetit rebel në zonë, Hafiz Ghoga.

Sulmet kanë ardhur vetëm 1 ditë pas njoftimit të rebelëve për nisjen e eksportit të naftës nëpërmjet Tobrukut. Zëdhënësi saktësoi se pikërisht ari i zi i nxjerrë nga këto puse furnizonte cisternat e Tobrukut të cilat më pas eksportoheshin kryesisht në vendet europoane.

Top Channel