Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Vendet arabe janë mjaft pranë arritjes së një marrëveshje e cila do të jepte fund protestave dhe krizës në Jemen.
Lajmin e njoftoi nga Nju Jorku kryeministri i Katarit Al Thani. Ai tha se janë mjaft pranë arritjes së një marrëveshje.
“Kemi patur takime të shpeshta ditët e fundit në Riad dhe jemi duke i paraqitur një propozim presidentit Saleh dhe opozitës në Jemen. Shpresojmë që së shpejti të mbahet një takim mes një ekipit të presidentit Saleh me opozitën për gjetjen e një zgjidhje për problemin”, tha Al Thani.
Situata në Jemen, ndonëse ditët e fundit paraqitet disi më e qetësuar, vazhdon të mbetet e tensionuar. Mijëra protestues kërkojnë largimin e presidentit Saleh, në pushtet prej vitesh, për t’i hapur rrugë dhe reformit dhe demokratizimit të vendit.
Top Channel