Gedafi letër Obamës

07/04/2011 01:20

Shtëpia e Bardhë konfirmoi zërat mediatike për marrjen e një letre nga ana e liderit të Libisë, Muamar Gedafi.

Letra e kolonelit ishte adresuar për presidentin amerikan, Barak Obama. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney Gedafi shkruan se nga bombardimet e aleatëve e më pas të NATO-s, Libia është goditur më shumë moralisht, se sa fizikisht.

Zëdhënësi tha se fjalët e Gedafit nuk paraqesin realitetin dhe siguroi se SHBA dhe aleatët do të vazhdojnë sulmet deri në sigurimin e jetës së civilëve në Libi.

Top Channel