Sudani: Jemi sulmuar prej Izraelit

06/04/2011 15:10

Qeveria e Sudanit bëri të ditur se Izraeli ndërmorri një sulm me raketa në qytetin e Port Sudanit, duke shkatërruar një makinë dhe vrarë dy pasagjerët e saj.

Më parë, policia kishte deklaruar se mjeti ishte shkatërruar në qytetin bregdetar si pasojë e një predhe të ardhur nga drejtimi i Detit të Kuq.

Sipas deklaratës së sotme të Khartumit zyrtar, dy helikopterë të ushtrisë izraelite dhunuan integritetin territorial të Sudanit, duke ndërmarrë këtë sulm.

Nuk është bërë ende i qartë identiteti i viktimave. Akuza ndaj Izraelit u bë prej Ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Ahmad Karti.

”Nga të dhënat paraprake mund të konfirmojmë se sulmi u krye prej Izrealit. Jemi absolutisht të sigurt për këtë”, deklaroi Karti.

Top Channel