SHBA, 9 të vdekur nga tornadot

06/04/2011 21:15

Nëntë persona kanë vdekur në SHBA për shkak të një seri tornadosh që kanë goditur jugun e vendit.

Shtatë nga viktimat ndodheshin në Xhorxhia, dy të tjerë në Misisipi dhe një në Tenesi, raportojnë mediat amerikane.

Pjesa më e madhe e viktimave janë shkaktuar nga aksidente rrugore të provokuara nga pemë të rrëzuara në rrugë.

Në Xhekson të Xhorxhias, një pemë është rrëzuar mbi një shtëpi duke vrarë babain dhe të birin 4 vjec. Dy persona të tjerë që ndodheshin në shtëpi kanë mbetur të plagosur.

Top Channel