Zjarret dalin jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 80 mijë persona. Gjendje emergjence pranë Madridit
Ekonomitë aziatike në zhvillim do të njohin një bum ekonomik edhe në vitin 2011, ndërsa mesatarja e rritjes së tyre do të jetë prej 8%, lajmëri Banka Aziatike e Zhvillimit.
Në vlerësimin vjetor të BAZH-it shkruhej se rritja do të jetë e qëndrueshme të paktën edhe në dy vitet e ardhshme, por inflacioni konsiderohet si një kërcënim real, me të cilin shtetet duhet të punojnë seriozisht.
”Republika e Kinës dhe India do të vazhdojnë të përbëjnë motorin e rritjes ekonomike në Azi, ndërsa ekonomia e kontinentit favorizohet edhe nga klima më e favorshme pas kalimit të krizës ekonomike”, shkruhen në raportin e publikuar.
Me përjashtim të Japonisë, Azia pritet të rritet me 7,8% në 2011-n dhe 7,7% në 2012, por disa ekspertë kanë folur për një rrudhje, pasi në vitin 2010, rritja mesatare në kontinent ishte prej 9%.
Top Channel