Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 26 të vdekur dhe 61 të plagosur
Një gjykatë në Pakistanin lindor vendosi në gjendje arresti dy vëllezër, të cilët akuzohen për kanibalizëm, bënë të ditur burime zyrtare.
Arif Ali dhe Farman Ali u arrestuan më parë gjatë javës, ndërsa policia i kapi në flagrancë ndërsa po hanin mish njeriu, nga një trup që kishin vjedhur nga një varrezë lokale.
Ndalimi i tyre ndodhi pasi familjarët e një gruaje të sapovdekur konstatuan se varri i të dashurës së tyre ishte dhunuar.
Policia e konsideroi skenën e gjetjes në flagrancë duke gatuar trupin si “tmerrësisht tronditëse”, ndërsa nuk është e qartë arsyeja e këtij riti, pasi të dy gëzonin një gjendje të mirë ekonomike e mendore.
”Ata kishin ndarë trupin në pjesë dhe e hanin ditë pas dite”, shkruhej në komunikatën e policisë, ku saktësohej se e ndieraishte një 24-vjeçare, e cila kishte vdekur pak ditë më parë nga kanceri.
Top Channel