Mbretëresha e Suedisë, incident në Nju Jork

06/04/2011 17:50

Mbretëresha Silvia e Suedisë pësoi një dëmtim, ndërsa po përpiqej t’i shpërtonte vëmendjes së një fotografi në Nju Jork.

67-vjeçarja kishte dalë për pazar së bashku me vajzën e saj më të re, Princeshën Madeleine, e cila jeton në SHBA, kur u konfrontuan nga një fotograf suedez.

Ndërsa u përpoq të dilte nga një dalje dytësore, Mbretëresha u pengua dhe rrëzimi i shkaktoi dëmtime në këmbë dhe në ije.

Kryeredaktori i gazetës punëdhënëse të fotografit, “Aftonbladet”, u shpreh “thellësisht i keqardhur për ngjarjen”.

Oborri mbretëror suedez informoi se pavarësisht incidentit të ndodhur ditën e hënë, axhenda e Mbretëreshës Silvia në SHBA mbetet e pandryshuar.

Top Channel