Libi, Gaddafi përdor mburoja njerëzore

06/04/2011 16:05

Muammar Gaddafi është duke përdorur mburoja njerëzore për të reduktuar valën e bombardimeve të forcave të tij prej NATO-s, lajmëroi më parë gjatë ditës “Associated Press”.

Duke iu referuar një zyrtari të lartë të ushtrisë amerikane, kjo agjensi lajmesh konfirmoi se në disa prej objektivave që parashikohet të shkatërrohen prej NATO-s janë vendosur mbi tarraca të burgosur apo civilë, në mënyrë që të pamundësojnë sulmet.

Ndërkohë, në lindjen e vendit, rebelë të keqstërvitur ndërmorrën një ofensivë për të rimarrë territorin e humbur, por asnjë përparim i ndjeshëm nuk është bërë deri tani, ndërsa luftimet duket se po përqendrohen në rrethinat e Ajdabijës.

Më parë gjatë ditës, një gjeneral i rebelëve u shpreh i zhgënjyer nga ndërhyrja e kufizuar e koalicionit perëndimor, ndërsa paralajmëroi se pa një ndërhyrje më energjike, misioni për mbrojtjen e civilëve rrezikon të dështojë.

Top Channel