Kriza ekonomie, “bie” edhe Portugalia

06/04/2011 21:40

Portugalia do të ketë nevojë për një kredi të madhe nga ana e Bashkimit Europian për të dalë nga kriza ekonomike, lajmëroi pak më parë Ministri Portugez i Financave, Fernando Teixeira dos Santos.

”Situata është shumë e vështirë dhe marrja e një ndihme nga Bashkimi Europian është bërë e pashmangshme”, deklaroi Teixeira.

Ministri lajmëroi se shumë shpejt do të paraqitet gjendja e buxhetit dhe kërkesa për hua për miratim në parlament.

Pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia do të shndërrohet në vendin e tretë të eurozonës që kërkon një “fond emergjence” prej vendeve të BE-së.

Sipas ekspertëve, shumë shqetësuese është edhe gjendja e Spanjës, e cila gjithashtu përballet me një defiçit shumë të lartë buxhetor dhe regres ekonomik.

Top Channel