Japoni, azot në reaktorët e Fukushimës

06/04/2011 19:25

TEPKO, kompania që menaxhon centralin bërthamor të Fukushimës, ka filluar injektimin e azotit në reaktorin numër 1, me qëllim neutralizimin e hipotezës së shpërthimit të hidrogjenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, sipas të cilës, operacioni nuk sjell një rritje të ndjeshme të rrjedhjes së radioaktivitetit.

Ndërkohë, Hidehiko Nishiyama, zëdhënës i Agjencisë japoneze për sigurinë bërthamore, ka deklaruar se vendimi nuk ishte marrë ende dhe se ishte në fazën e diskutimit të elementeve të fundit.

Top Channel