Gedafi rrafshon xhaminë

06/04/2011 03:20

Të besuarit e Gedafit rrafshuan një xhami e cila ishte kthyer në një strehë për shtabin dhe për të plagosurit e rebelëve në qytetin e Zuias.

Zauia nga data 10 mars ndodhet nën kontrollin e forcave të Gedafit të cilat pas luftimeve të ashpra me rebelët arritën t’i sprapsnin ata.

Gjatë luftimeve për marrjen e këtij qyteti, artileria e ushtrisë së Gedafit dëmtoi rëndë muret e xhamisë, ndërkohë që këtë javë buldozerët e kanë rrafshuar atë duke dhunuar edhe varret e disa personave të mbetur të vrarë sic duket nga luftimet e fillimmarsit.

Top Channel