Bullgaria tërheq 37 ambasadorë

06/04/2011 18:45

Bullgaria vendosi që deri në fund të vitit të tërheqë 37 ambasadorë dhe diplomatë të rangut të lartë, të cilët në kohën e komunizmit kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

“Të 37 diplomatët e lartë që kanë qenë agjentë apo kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete komuniste do të tërhiqen deri në fund të vitit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Vesela Cerneva.

13 diplomatët e parë, mes të cilëve ambasadorët në Berlin, Athinë, Pekin dhe Stokholm, si dhe në OKB e UNESCO, do të kthehen në Bullgari brenda datës 1 maj.

Top Channel