Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Nisi sot në Milano gjyqi për marrëdhënie seksuale me të mitura, për Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi.
Berlusconi dhe dëshmitarja kryesore e akuzës, 18-vjeçarja Karima El Mahroug, nuk ishin të pranishëm në seancë, prandaj pas vetëm disa minutash, u vendos që seanca e dytë të shtyhet për 31 maj.
Kryeministri italian akuzohet edhe për abuzimin me detyrën, pasi ekzistojnë prova se ai lejoi vajzën me origjinë marokene që të lirohej nga një komisariat policie, duke gënjyer për identitetin e saj, të cilët e cilësoi si mbesën e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.
Një tjetër gjyq paralel ka nisur ndaj Kryeministrit Berlusconi, këtë radhë me akuzën e fshehjes së taksave ndaj shtetit prej rrjetit të tij mediatik, “Mediaset”.
Top Channel