Afganistan, sulm në aeroportin e Jalalabad

06/04/2011 10:50

Një komandë e armatosur ka sulmuar dje në mbrëmje aeroportin e Jalalabad, kryeqendra e provincës lindore afgane të Nangahar.

Tetë persona kanë humbur jetën, shtatë prej të cilëve rebelë dhe një viktimë mes forcave të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sulmi ka filluar gjatë natës është marrë përsipër nga Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i talebanëve, që ka pranuar humbjen e tre personave, edhe pse ka siguruar se përleshja ka shkaktuar humbje të rënda ndaj forcave të huaja.

Top Channel