Brenda këtij viti, duhet të përfundojnë punimet për përforcimin e të gjitha argjinaturave përgjatë lumit Drin dhe Bunë. Qeveria shqiptare ka dhënë një fond prej 10 milionë dollarësh vetëm për këtë fazë të parë, e cila do të vijohet nga projekte të tjera.
Ministri i Mjedisit në një takim me homolegët e tij të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për administrimin e ujrave të Drinit. Mediu theksoi se përmbytjet në Shkodër duhet të parandalohen.
“Përmbytjet e vitit 2010 në zonën përreth liqenit të Shkodrës dhe lumin Buna mbuluan me ujë për një kohë të gjatë mbi 15 mijë hektarë, duke shkaktuar dëme në banesa blegtori, aktivitete ekonomike dhe bujqësore. Po ashtu bashkëpunimi ka qenë i dobishëm edhe me Bankën Botërore e cila në kuadër të fondeve me shumë prej 1 milion dollarë ka filluar financimin e disa projekteve të zbatimit të fazës emergjente dhe asaj afatgjatë siç është reabilitmi i argjinaturave, kolektorit të shkarkimit të ujrave, planet e evekuimit për zonën e nënshkodrës”, theksoi Mediu.
Përfaqësuesi i Komisionit të Europës, Marco Keiner tha se marrja e këtyre masave janë një domosdoshmëri për përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.
“Drini është shumë zemërgjerë sepse na jep energji, por mund të shndërrohet në rrezik në periudhat kur ka shumë shira. Përmbytjet në Shkodër gjatë këtyre dy viteve kanë ndikuar në ekonominë e vendit. Ju ndani sfida të përbashkëta për menaxhimin e ujërave dhe koordinimi juaj mund të ndihmojë në zgjiidhjen e problemit. Në këtë kontekst takimi i sotëm është një hap përpara drejt kësaj. Kemi besim se shumë shpejt direktiva e BE-së për menaxhimin e ujit do të zbatohet në legjistalcionin shqiptar, por nevojitet edhe zbatimi i politikave në terren”, është shprehur Keiner.
Të gjitha shtetet që kanë nënshkruar këtë memorandum do të vetëfinancojnë masat afatshkurtra në territorin e tyre, ndërsa për projektin përfundimtar do të kërkohet ndihmë financiare nga Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare.
Top Channel