Japoni, testim për rrezatimin në shkolla

05/04/2011 08:35

Zyrtarët japonezë në Fukushima kanë nisur një program matës të rrezatimeve në të gjithë shkollat e prefekturës dhe të qarqeve përreth.

Më shumë se 1 400 shkolla të mesme dhe fillore do të testohen, pas shqetësimit të shprehur prej prindërve për pasigurinë e rikthimit të fëmijëve të tyre në ambiente që mund të jetë ndodur me rredhje radioaktive.

Centralin bërthamor i Fukushimës, i pajisur me gjashtë reaktorë, pësoi dëmtime të rënda në tërmetin e datës 11 mars dhe autoritetet janë ende duke u përpjekur t’a stabilizojnë.

Sipas zyrtarëve, nuk ka asnjë rrezik përtej rrezes 30 kilometra nga centrali, por disa vende të huaja, përfshi SHBA-në, kanë rekomanduar që qytetarët e tyre të qëndrojnë 80 kilometra larg, duke krijuar dyshimin se Tokio po minimizon përmasat e situatës.

Aktualisht, bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 9.0 i shkallër riechter është 12 157 të vdekur dhe 15 500 të humbur. 161 mijë kanë mbetur të pastrehë, ndërsa dëmet totale llogariten në mbi 300 miliardë dollarë.

 

Top Channel