SHBA: Djegia e Kuranit, kundër vlerave tona

04/04/2011 22:25

Shtetet e Bashkuara dënuan edhe njëherë djegien e Kuranit, duke e cilësuar këtë akt si të kundërt me vlerat e Amerikës dhe të amerikanëve.

Por megjithatë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ky akt nuk mund të justifikojë dhunën e shpërthyer në Afganistan ku humbën jetën mbi 20 persona, përfshirë këtu edhe shtatë punonjës të OKB-së.

Dhuna në Afganistan shpërtheu pas djegies së Kuranit prej një pastori ekstremist në Florida. Edhe presidenti Obama dënoi ditën e shtunë duke e cilësuar atë si një akt ekstremist të patolerueshëm.

Top Channel