Libi, anija turke evakuon 250 të plagosur

04/04/2011 09:50

Një anije turke ka imbarkuar 250 të plagosur nga Misurata, në Libi. Anija spital ka mbërritur nën mbrojtjen e 10 gjuajtësve F-16.

Mjeti është parashikuar të mbërrijë në portin turk ku është ngritur një spital provizor.

Çadi i ka kërkuar koalicionit ndërkombëtar të mbërojë qytetarët çadianë në Libi.

Shumë prej tyre janë arrestuar dhe disa janë vrarë, me akuzën se janë mercenarë të Gaddafi.

Top Channel