Katastrofa në Gjirin e Meksikës

04/04/2011 09:35

Firma e shpimeve në det, përgjegjës për platformën “Deepëater horizon” u ka dhënë drejtuesve të lartë të saj shpërblime për sigurinë në punë.

“Transocean” u fajësua bashkë me “BP” dhe “Halliburton” për rrjedhjen e naftës vitin e kaluar në Gjirin e Meksikës, shkaktare të njerës prej katastrofave më të rënda mjedisore të kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.

Pasojat e saj vazhdojnë, edhe pse e pusi në fund të detit, është mbyllur prej kohësh.

Nga shpërthimi në platformë humbën jetën edhe 11 punëtorë.

Por “Transocean” e justifikon vendimin e saj polemizues me faktin që ka patur rënie të incidenteve dhe të shkallës së tyre të rrezikshmërisë. Shpërthimi në “Deepëater horizon” ndodhi 20 prillin e 2010-tës.

Në muajt në vazhdim, miliona litra naftë u derdhën në ujrat e Gjirit të Meksikës që e detyruan presidentit Barak Obama ta cilësonte këtë si 11 shtatorin mjedisor të Amerikës.

Përpara se mbi pus të vendosej një kapak që do të bllokonte rrjedhjen, nafta kishte mbërritur në brigjet e katër shteteve, largoi turistët e i dëmtoi ndjeshëm peshkimin në zonë.

Impakti i vërtetë mjedisor dhe ekonomik i katastrofës, mund të mbetet i pazbardhur plotësisht për vite të tëra.

Raporti i komisionit të ngritur me miratimin e presidentit Obama, theksoi në muajin janar se dështimet ishin sistematike, se ato mund të përsëriteshin dhe se ngjarja nuk kishte vetëm një shkak, por disa të tillë.

Përgjegjësitë, sipas komisionit, nuk rëndonin vetëm mbi mbi BP-në, por edhe mbi kompanitë e tjera që punonin në pusin e Makondos.

Top Channel