Gjyqi i Boboshticës, 8 dëshmitarë

04/04/2011 16:45

Tetë dëshmitarë janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për rastin e dhunimit të varrezave në Boboshticë.

Dy dëshmitarët kryesorë Sotir Koco, roje në kishën e Shën Mërisë dhe Ilia Kuneshka, një nga banorët që i janë dhunuar varret e të afërmve, kanë deklaruar se nga punimet dhe gërmimet mbi varrezë kanë dalë eshtrat dhe mbjetjet kockore.

Dëshmitarët kanë thënë në seancën gjyqësore se punimet janë kryer nga Omonia dhe punëtori Alqi Koroveshi, pa asnjë leje dhe duke u konfliktuar disa herë me banorët.

Sipas tyre, nën platformë ka patur dhejtra varre, por edhe pse aty kanë dalë eshtra, punimet janë vazhduar me forcë, madje një pjesë e madhe e kockave të të vdekurve janë larguar duke i mbledhur në thes.

Në seancë kanë qenë të pranishëm të tre te akuzuarit Naum Disho, kreu i Omonias dhe dy punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zace, të cilët pavarësisht nga dëshmitë, nuk kanë pranuar se gjatë punimeve kanë parë eshtra dhe se nuk kanë patur diejni për ekzistencën e varrezës.

Top Channel