Emigrantët, BE propozon azil politik

04/04/2011 23:00

Bashkimi Europian propozoi vendosjen në fuqi të direktivës 55 të vitit 2001, përballë fluksit të emigrantëve afrikano-veriorë që vazhdojnë të zbarkojnë, sidomos në brigjet italiane.

Komisionerja, Cecilia Malmstrom tha para Parlementit Europian se po shqyrtohet mundësia e venies në fuqi të direktivës 55,  cila u jep azil 1 vjecar në të gjithë BE-në emigrantëve të ardhur, në këtë rast nga Afrika e Veriut, sidomos Tunizia dhe Libia.

Masa e parashikuar synon të shpërndajë në të gjithë BE-në fluksin e emigrantëve të zbarkuar në Lampeduza në Itali.

Top Channel