11 shtatori, “truri” në gjyq ushtarak

04/04/2011 21:10

Khalid Sheikh Mohammed, i burgosuri i Guantanamos i akuzuar si “truri” i atentatit të 11 shtatorit, do të gjykohet përpara një trupe ushtarake.

Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti informativ CBS, që citon burime pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat saktësojnë se procesi do zhvillohet në një burg të sigurisë së lartë.

Njoftimi zyrtar, ka saktësuar burimi, pritet të jepet më vonë nga vetë ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder.

Atentatet e 11 shtatorit 2001, kundër kullave binjake të Nju Jorkut, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara, që vuri në pikëpyetje edhe masat e sigurisë së administratës amerikane.

Top Channel