Libi, luftime në Brega dhe Misurata

03/04/2011 13:20

Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në paraditen e sotme gjatë bombardimeve të forcave besnike të Gedafit në qytetin e Misuratës.

Vetëm gjatë javës së fundit, në këtë qytet kanë humbur jetën 160 persona.

Kanë rifilluar luftimet edhe në Brega, në jug të Bengasit.

Forcat e Gedafit kanë sulmuar me artileri edhe qytetin e Jafranit.

 

 

Top Channel